web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbeti pa çmim tek 'Kënga Magjike

2022-12-11 10:14:00, Lifestyle CNA
Mbeti pa çmim tek 'Kënga Magjike
Mariza Ikonomi

Mariza Ikonomi është një nga artistet më të dashura të publikut shqiptar. Me zërin e saj ajo ka bërë për vete një public të gjërë që i qëndron besnik prej vitesh.

Por së fundmi artisjta ka pësuar një zhgënjim, e kjo erdhi nga pjesëmarrja e saj në festivalin e “Këngës Magjike”.

Ikonomi konkuroi me këngën me titull “Mama”, e cila pati një numër të madh klikimesh, madje konkureonte edhe me këngët fituaese të Marsela Çibukajt me titull “I Paftuar”.

Por pavarësisht kësaj Mariza nuk fitoi asnjë çmim, pavarësisht se ishte edhe pretendete për fitore.

Lidhur me këtë situatë ajo ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, ku shpreh zhgënjimin e saj me festivalet dhe se në fakt ka vendosur të heqë dorë prej tyre.

 “‘Mama’” ishte kënga që unë u paraqita këtë vit në ‘Kënga Magjike’. Misioni im u krye me sukses. Vërtet nuk mora asnjë çmim por ama kam marr votat e zemrave tuaja që në fillimet e karrierës sime e deri më sot me këngën time të fundit. Falë jush publik i dashur unë vazhdoj këndoj sepse ju jeni forca ime më e madhe.

Çmimet për mua janë si flluskat e sapunit dhe këtë e kam vërtetuar shumë herët, por të lësh gjurmë me muzikën tënde, tekstet, vokalin është ajo çfarë kam synuar që kur kam marr mikrofonin për herë të parë kur isha vetëm një fëmijë. Prandaj mos u mërzisni për mua se nuk më dhanë atë që meritoja ashtu siç jeni shprehur edhe nëpër mesazhet tuaja sepse mua nuk më kanë identifikuar asnjëherë çmimet që kam marr por jetëgjatësia e këngëve dhe dëshira për t’ju dhuruar një copëz shpirti nëpërmjet muzikës sime.

Prandaj edhe ua dhurova këngën ‘Mama’, sepse për mua është vlera më e shtrenjtë dhe nuk ka çmim për të por vetëm dashuri. Nëse do të ketë një festival tjetër këtë nuk ua premtoj dot, por këngë patjetër. Pse jo, një për baballarët kësaj here, se edhe ata i kemi shumë të shtrenjtë”, shkruan ajo./CNA.al





Lajmet e fundit nga