web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I

2022-10-31 14:02:00, Lifestyle CNA

I

Alesia Bami është një nga vajzat më të komentuara të mediave rozë. Format e saj të kolme natyrisht nuk mund të kalojnë pa u vënë re, por ditën e djeshme në programin “E Diell”, ajo pati një reagim për këtë çështje.

Teksa në studio ishte hapur tema e diskutimit “Pse vajzat janë të fiksuara pas ushtrimeve për të pasmet në palestër”, në një moment u komentua se vajzat ndjekin trended që shohin në rrjete sociale dhe në television. Menjëherë erdhi reagimi i Alesias, e cila është komentuar shpesh herë për format e saj trupore.

 “Unë nuk i vë ato kilet jo për Kim Kardashian, por për asnjë në botë. Mua m’i ka falur Zoti dhe nuk kam çfarë të bëj, të gjykojnë njerëzit apo të mos gjykojnë. Gjëja më e shëmtuar është kur dëgjon njerëz që të komentojnë në bazë të formave trupore dhe thonë nuk ke tru në kokë.

Jo mo jo se një femër trutë në kokë nuk ia vendos as vithet, as gjoksi. Unë nuk e ndryshoj dot veten time dhe të dal në ekran t’i them vajzave mos u bëni kështu si jam unë. Unë këto kile nuk kam pse t’i humb për të mos dhënë këtë model. Vajzat janë aq të zgjuara”, u shpreh Alesia Bami në rubrikën “Trotuar”./CNA.al

 

 

 

 

 

 





Lajmet e fundit nga