web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dua Lipa me një këngë të re/ Publikon pamje nga studio muzikore

2022-07-18 14:36:00, Lifestyle CNA
 
Dua Lipa me një këngë të re/ Publikon pamje nga studio
Dua Lipa

Këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa siç duket ka nisur punën për një këngë të re. Ajo ndau me ndjekësit e saj disa pamje nga studio muzikore.

Në imazhet e saj në Instagarma ishte dhe vetë bukuroshja kosovare më një pamje natyrale,  e cila kishte  veshur një këmishë të bardhë të gjatë dhe pranë kishte një çantë të zezë të përzier me ngjyrë të verdhë.

Ndërsa në një tjetër foto ajo ishte shkrirë në një karrige dhe po mbante në duar disa letra ku supozohet që po mban shënime në lidhje me tekstin e këngës. Dhe në disa poza të tjera ajo ishte dhe nën shoqërinë e miqve të saj.

Së shpejti pritet  që Dua Lipa të nise turneun e saj botëror që e kishte anuluar për shkak të pandemisë.  Në Amerikën  e Veriut si dhe në shtetet Evropiane  ajo do të interpretoje nje sërë hitesh  të saj.

Kujtojmë që së fundmi ajo konfirmoi pjesëmmarjen e saj në festivalin ‘Sunny Hill’ i cili do të organizohet në Kosovë./CNA.al





Lajmet e fundit nga