web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Green Congress/ The party's dramatic turn is sealed

2022-10-16 14:34:00, Kosova & Bota CNA
Green Congress/ The party's dramatic turn is sealed
Illustrative photo

The political reality has made the German Greens sober. At the party congress in Bonn, without much fanfare and debate, the party set aside positions that were once part of its DNA. Dramatic, like today's times according to Jens Thurau.

Kush ka ndjekur më parë ndonjë kongres të Të Gjelbërve gjermanë dhe ishte edhe në fundjavë në Bonn për kongresin e tyr (15.-16.10.) nuk mund të besonte se ndodhej pikërisht në kongresin e Partisë së Gjelbër. Të kthjellët, argumentativë dhe gati pa konflikte partia e dikurshme e protestës dha miratimin që të vazhdojnë të jenë në përdorim centralet atomike gjermane për një kohë të kufizuar. Ajo po ashtu miratoi furnizimin e mëtejshëm të Ukrainës me armë, edhe me armë të rënda, votoi kundër negociatave me Putinin, megjithëse disa delegatë të krahut pacifist e kishin propozuar gati plot dëshpërim këtë. As beteja pa fund për rendin e ditës si dikur, as luftë ideologjikë mes fundamentalistëve të majtë dhe "Realos", si quhen sot pragmatikët në Partinë e Të Gjelbërve.

Green Congress/ The party's dramatic turn is sealed

E gjitha kjo ka të bëjë me një brez të ri politikanësh të gjelbër, një brez të rinjsh. Në katër vitet e shkuara numri i anëtarëve të partisë gati është dyfishuar, nga 65.000 në 125.700 në fund të vitit 2021. Betejat e vjetra për energjinë atomike apo për çarmatimin ata i njohin nga librat e historisë. Ata duan një botë ekologjike, ushqim të shëndetshëm dhe një balancim mes jetës së punës dhe kohës së lirë. Pikërisht nga ky brez i ri ka shumë politikanë të rinj aktivë. Rreth 40% e 800 delegatëve në kongres morën pjesë për herë të parë në kongresin e kësaj partie. E pikërisht brezi i mbrojtjes së klimës, së pandemisë dhe luftës në Ukrainës po depërton tek Të Gjelbrit. Ky brez kërkon një të ardhme për veten, pasi brezi i themeluesve të partisë ambientaliste nuk ia doli ta përmirësojë sa duhet botën.

Kongres në kohë lufte                               

Por në radhë të parë ky ishte kongresi i parë i partisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ky zhvillim ka çuar në ndërrim dramatik të pozicioneve të kësaj partie. Realiteti i ri gati e fshiu idealin, se diplomacia dhe multilateralizmi janë përgjigjet e vetme për konfliktet. Ende në kohën e masakrave në Siri, ku Rusia ishte pjesëmarrëse, zgjidhja ishte: ky konflikt nuk zgjidhet në mënyrë ushtarake. Tani përgjigja e Të Gjelbërve deri në qeveri është: Ne do të furnizojmë Ukrainën me armë për sa kohë konflikti të fitohet ushtarakisht. Për një parti kaq me rrënjë pacifiste një ndërrim ky si dita me natën.

Green Congress/ The party's dramatic turn is sealed

Por krahas kësaj ndryshimi i klimës është kërcënimi më i madh për paqen botërore. E megjithatë Të Gjelbrit ende aktualisht mbështesin energjinë fosile, rivendosin në punë centralet e qymyrit. Bashkëkryetari i Të Gjelbërve, Omid Nouripour është shprehur, se nuk ka udhëzues, as skenar për një gjendje të tillë. Po. Por ku i çon kjo të Gjelbrit e çfarë do të bëhet me këtë parti?

E ardhmja e Të Gjelbërve - gra e burra shteti

Më shumë gjasa ka që të kemi një parti që merr përgjegjësi për shtetin, që angazhohet për orientimin paqësor dhe mbrojtjen e mjedisit, por kur konfliktet e reja ta mundësojnë këtë. Nëse jo, atëherë jo.

Green Congress/ The party's dramatic turn is sealed

Too often green heads talk about the dignity and the ideal of freedom of the West that must be protected, no matter what the cost. All this at a time when the party is gripped by fear for the future of the world, democracy and the rule of law. This was also understood at the party congress in Bonn. With this feeling, the Greens are certainly not alone, but she has changed them, as of now, after only about a year in power. This is dramatic, just like today's times./DW





Lajmet e fundit nga