LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kostot në ndërtim rriten me 7%/ Shpenzimet për energji dhe materiale “shkundin” tregun

2023-03-08 08:54:00, Ekonomi CNA

Kostot në ndërtim rriten me 7%/ Shpenzimet për energji dhe

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, në tremujorin e katërt 2022 arriti 110,3 kundrejt tremujorit të katërt 2020 si periudha bazë.

Ndryshimi vjetor i Indeksit të Kushtimit në Ndërtim në tremujorin e katërt 2022 është 7,0 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 3,1 %.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 14,1 %, pasuar nga grupet, “Shpenzime materiale” dhe “Kosto të tjera” me 7,9 % secila, “Shpenzime makinerie” me 5,3 %, “Shpenzime për paga” me 5,0 % dhe “Shpenzime transporti” me 1,9 %. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indekset e nëngrupit “Materiale ndërtimi” shënuan rritjen më të lartë me 8,4 %, pasuar nga grupi “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” me 7,8 % dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 5,9 %.

Kostot në ndërtim rriten me 7%/ Shpenzimet për energji dhe

Ndryshimet tremujore të grupeve kryesore

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi rritje me 0,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2022.

Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime materiale”, “Shpenzime për paga” dhe “Shpenzime transporti” me 1,3 % secila, pasuar nga grupet “Kosto të tjera” me 1,0 % dhe “Shpenzime makinerie” me 0,7 %. Ndërsa, grupi “Shpenzime energjie” shënoi ulje me 1,0 %./CNA.al

Kostot në ndërtim rriten me 7%/ Shpenzimet për energji dhe

Kostot në ndërtim rriten me 7%/ Shpenzimet për energji dhe

Lajmet e fundit nga