web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Banka e Shqipërisë pezullon licencën e institucionit financiar Micro Credit Albania/ Zbardhen shkeljet

2023-01-20 09:57:00, Ekonomi CNA

Banka e Shqipërisë pezullon licencën e institucionit financiar

Banka e Shqipërisë ka pezulluar licencën e institucionit financiar të kredidhënies Micro Credit Albania (MCA).

Vendimi është marrë në fund të muajit dhjetor nga  Guvernatori Gent Sejko.

Pezullimi i licensës ka ardhur si pasojë e shkeljeve të  të kërkesave rregullatore për një kohë të gjatë nga Micro Credit Albania (MCA) e cila në mënyrë të  vetëdijshme ka favorizuar palët e lidhura, si institucionin tjetër financiar, Final.

Banka e Shqipërisë pezullon licencën e institucionit financiar

 

Gjithçka ka nisur në muajin Korrik 2020, kur edhe janë evidentuar shkeljet serioze nga autoritetet mbikqyrëse, të cilat kanë rekomanduar masat administrative.

Shkeljet e subjektit

Subjekti nuk i ka klasifikuar kreditë në përputhje me rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve jobanka”.

Banka e Shqipërisë pezullon licencën e institucionit financiar

Micro Credit Albania nuk i ka klasifikuar të gjitha ekspozimet e një klienti në të njëjtën kategori rreziku, siç kërkon rregullorja.

Për më tepër subjekti nuk ka kryer një analizë të plotë financiare mbi aftësinë paguese të klientëve, por është bazuar në vetdeklarime të paverifikuara.

Banka e Shqipërisë pezullon licencën e institucionit financiar

Një tjetër shkelje është mosreflektimi në kontratat e kredive detyrimin për kufizimin e penaliteteve në masën 30% të detyrimit kontraktor, sipas ndryshimeve të rregullores “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekore”, që hynë në fuqi në fillim të vitit 2022.

Banka e Shqipërisë pezullon licencën e institucionit financiar

Subjekti, gjithashtu nuk ka as një databazë me të dhëna të plota dhe të përditësuara për të gjithë klientët e tij, në shkelje të rregullores “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Këto kanë qenë disa nga shkeljet e konstatura që kanë çuar në pezullimin e licensës për institucionit financiar të kredidhënies Micro Credit Albania (MCA), për një periudhë 12-mujore, deri në fund të vitit 2023./CNA.al

 





08:19 ECONOMY

Monedhat e huaja

Të gjitha monedhat e huaja sot kanë shënuar një rënie dras...

Lajmet e fundit nga