Scheme/Triangle revealed: Tirana Municipality - “Kuadr.com” - Arbër Veliaj
CNA has launched another investigation that could lead to ...

Perëndimi ka dy synime në luftën që po zhvillohet aktualisht në Ukrainë: të ruajë sovranitetin e këtij vendi, dhe ta pengojë Rusinë nga ndërmarrja e çdo lloj sulmi të ngjashëm ndaj vendeve evropiane në të ardhmen. Megjithatë, luftimet në rajonin e Donbasit janë tejet të përgjakshme, ndaj është tunduese mbështetja e çdo lloj lëvizjeje që do t?i jepte fund konfliktit.
Prandaj nuk është e habitshme që ka pasur thirrje për një nismë të hershme për arritjen e paqes, teksa presidenti francez Emanuel Makron ka deklaruar se është e rëndësishme që Rusia ?të mos poshtërohet? për shkak të pushtimin të saj, një qëndrim që shkaktoi reagimin e ashpër të shefi të kabinetit të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski.
Problemi është se arritja e një armëpushimi në këtë moment, do të anulonte përfitimet ushtarake të Rusisë në terren. S?ka asnjë arsye të mendohet se Vladimir Putin do të pranonte të tërhiqej. Përkundrazi, pushtuesit po merren me ?rusifikimin? e zonave të pushtuara, duke imponuar rusishten si gjuhë në shkolla, duke vënën nën kontroll median lokale, dhe duke vënë në krye të administratës vendore bashkëpunëtorët e tyre.
Putin e ka luajtur edhe më parë këtë lojë.

Në vitin 2008, diplomacia e atëhershme e presidentit francez Nikolas Sarkozi prodhoi një armëpushim në Gjeorgji, por kjo u arrit me lejimin që forcat ruse të mbanin të pushtuara 2 rajone të këtij vendi. Gjeorgjia nuk e ka rifituar kurrë sovranitetin e plotë mbi to.
E njëjta gjë ndodhi në vitin 2014 në Ukrainë. Kur qeveria pro-ruse në Kiev u rrëzua si pasojë e protestave popullore, forcat ruse pushtuan Krimenë dhe pjesë të Donbasit. Pasardhësi i Sarkozi, Fransua Holond dhe kancelaria gjermane Angela Merkel, arritën një marrëveshje me Putin, e cila krijoi një proces politik miqësor ndaj Rusisë në Donbas dhe la të paprekur kontrollin e saj mbi Krimenë e aneksuar.
Kjo iu imponua një presidenti ukrainas që hezitonte, dhe i lejoi Rusisë të mbante përfitimet e saj ushtarake. Sot, udhëheqësit e Ukrainës duan të luftojnë, dhe ata sigurisht nuk duan një armëpushim tani, në momentin kur Moska ka arritur suksesin ushtarak më të madh.
Nuk është e qartë se çfarë do të thotë në praktikë Makron, kur thotë se nuk duhet ta poshtërojmë Putinin.

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Henri Kisinger, deklaroi kohët e fundit se duhet të përgatitet në muajt e ardhshëm një proces për arritjen e paqes. Udhëheqësit e Ukrainës shqetësohen se komente të tilla, janë një prelud i një raundi tjetër diplomacie që do të synojë arritjen e një armëpushim të parakohshëm që do të ?shpëtonte fytyrën? e Putinit, me koston e sabotimit të luftës së ukrainasve.
Çfarë mund të thuhet për pozitën aktuale të Putinit? Që në javën e parë të luftës, ishte më se e qartë se ai kishte bërë një gabim monumental me nisjen e pushtimit të Ukrainës. Shefat e organeve të sigurimit, iu përulën vullnetit të liderit, dhe shumë prej tyre do të ndajnë dëshirën e Putinit për ta nënshtruar Ukrainën.
Por nga ana tjetër ata po e shohin se me këtë luftë, Putini ka dëmtuar interesat afatgjata të Rusisë. Për sa kohë që ai të jetë në pushtet, ekonomia ruse do të jetë subjekt i sanksioneve. Evropa do t?i japë gradualisht fund varësisë së saj nga energjia ruse, dhe pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme e njerëzve përreth Putinit nuk mund të shijohet më.

Për pasojë, pozicioni i Putinit do të jetë më i dobët. Nisja e një lufte të dështuar, nuk e forcon fuqinë e një sundimtari. Në një moment, ai mund të rrëzohet nga pushteti, edhe pse unë dyshoj nëse kjo do të ndodhë së shpejti.
Një udhëheqës rus kërkon mbështetjen aktive të shefave të tij të sigurimit, por pengesat në Ukrainë kanë futur në përplasje të fortë 2 shtyllat e regjimit të tij, Byronë Federale të Sigurisë (pasardhës i KGB-së) dhe ushtrinë, që po fajësojnë njëra-tjetrën.
Disa liderë mund të spastrohen, sipas modës së famshme ruse. Po ashtu, do të ketë pakënaqësi të shumta dhe kritika jopublike. Ukraina ka shpallur si synim humbjen e Rusisë në këtë luftë. Sërish nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo në praktikë.
Por në çdo rast ajo bie ndesh me apelin e Makron që Putin mos të poshtërohet. Franca i ka dhënë një mbështetje të madhe ushtarake Ukrainës, dhe i ka mbështetur sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Por është për t?u habitur që Makron nuk ka menduar të vizitojë Kievin edhe kur kanë kaluar më shumë se 100 ditë që nga fillimi i luftës, ndërkohë që ka mbajtur kontakte të shpeshta telefonike me Putinin.

Kompanitë franceze kanë qenë ndër më ngurrueset për t?u larguar nga Rusia, ndoshta me shpresën se qëndrimi atje do të shpërblehej në të ardhmen. Në këtë situatë, nuk duhet të habitemi pse udhëheqësit e Ukrainës janë të kujdesshëm dhe të shqetësuar ndaj synimeve të Makron.
Në rast se një raund i ri i diplomacisë evropiane, e lejon Rusinë të ruajë arritjet e veta ushtarake në Ukrainë, atëherë Putini do të rifitojë forcën politike në Rusi, dhe do të ndihet i fuqizuar të nisë aventura të reja ushtarake në të ardhmen.
Ukrainasit duan të luftojnë, dhe ata kanë nevojë për mbështetjen tonë të vazhdueshme, për armë të avancuara dhe për sanksione gjithnjë e më të ashpra ndaj Rusisë. Kjo nënkupton edhe disa muaj të tjerë luftimesh të përgjakshme. Por një armëpushim i parakohshëm, vetëm sa do ta ndihmonte Putinin të arrinte një fitore pikërisht në momentin kur është shumë pranë disfatës. Asnjë udhëheqës perëndimor nuk duhet të jetë mbështetësi i tij.
Shënim:John Sawers, ish-drejtues i MI6, shërbimit sekret të Britanisë së Madhe.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The arrested mayor of Tirana, Erion Veliaj, with 13 charge...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict occurred this Thursday evening in the toy area ...
A person has died today on Orikum beach. According to repo...
Footage emerges from the serious accident that occurred th...
A Shkodra traffic police officer was hit with hard objects...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
The Institute of Geosciences has shared a forecast for wea...
The European Union Office in Kosovo has called on all poli...
Serbian President Aleksandar Vučić, at a press conference ...
For the first time since the launch of the euro, European ...
Artificial intelligence (AI) models from the American comp...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
The ninth edition of "MIK Festival" kicked off with one of...
The average sale price of apartments in Tirana reaches rec...
This Thursday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The price of diesel reached 206 lek per liter from 198 lek...
Businesses will no longer be required to simply register t...