web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“ I kishte humbur shpresat”/ Klodiana Lala zbardh detaje të reja nga zgjedhja e Altin Dumanit në krye të SPAK

2022-12-22 22:48:00, Aktualitet CNA

“ I kishte humbur shpresat”/ Klodiana Lala zbardh detaje të

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje të reja lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Altin Dumanit.

Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, Lala tha se Dumani i kishte humbur shpresat për të qenë në krye të SPAK pas komenteve dhe opinioneve që dëgjojë ditën ku do të zgjidhej.

Ndër të tjera tha se Dumani ka mbështjen e ndërkombëtarëve dhe është një person që nuk arrihet dot nga politika.

“Për herë të parë shtriu dorën për kolegët e vet. Dumanin  e kam kapur te çeshtja  e Gërdecit, e ndoqa kur ka qenë në krye të TASK force dhe në atë kohë pati një sukses. Ai kohët e fundit ka pasur rastin e gjykatësit në Krujë, rastin e Dumanit dhe vijon ta ketë si çështje ka siguruar disa dëshmi përfshirë dhe të miat si dhe çështjen CEZ-DIA.  Ka pasur hamendësime se ka lidhje me rastin e Dumanit, por duhet sqaruar se nuk ka asnjë lidhje. Ne ditën ku u vendos në krye, ai atë ditë ka marrë vajzën nga shkolla dhe iku në shtëpi, ishte ai momenti kur ai i kishte humbur shpresat dhe thoshte se nuk do ta fitojë. Kur ai ka dëgjuar opinionet e ndryshme është mërzitur shumë, por u gezua kur dëgjojë rezultatin. Ai është i preferuar nga ndërkombëtaret, është shumë i vështirë për t’u arritur nga politika. Ka siguri maksimale ai dhe familja  e tij, është një profil  i ulët,  asnjëherë nuk ulët për kafe", she said. / CNA.al

 





20:07 TODAY

Foto/ Rama

Kryeministri Edi Rama gjithmonë është dalluar për mënyrën ...

Lajmet e fundit nga