web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Merr fund “thriller”-i i Premier Ligës, Mançester Siti fiton titullin e tetë në histori

22 Maj 2022, 17:01, Sport CNA

Fund “thriller”-i i Permier Ligës. Mançester Siti triumfoi 2-3 me përmbysje ndaj Aston Vilës në ?Etihad Stadium?, një një sfidë emocionuese dhe të pazakontë, që nuk u rekomandohet atyre me zemër të dobët, duke fituar titullin e tetë kampion në histori, një sukses i arritur me ?fotofinish?, pasi edhe Liverpuli iu imponua 2-1 Uolverhemtonit në ?Anfield?. 93 pikë Mançester Siti, 92 Liverpuli, dhe për më tepër deri në minutën e 76-të Citizens po humbisnin 0-2, falë golave të Cash në të 37-ën dhe Kutinjo në të 69-ën.

Njeriu vendimtar për këtë fitore të pabesueshme të Sitit ishte Ilkay Gyndoan, që shënoi golin e parë për të tijtë në minutën e 76-të dhe vetëm dy minuta më vonë barazoi rezultatin Rodri, me një goditje nga jashtë zonës. Golin e përmbysjes së madhe e shënoi pikërisht Gyndoan në minutën e 82-të, finalizim që i dha titullin kampion Mançester Sitit për të dytin vit radhazi.

E pavlefshme fitorja 3-1 e Liverpulit ndaj Uolves. Sapo nisi loja, ?ujqërit? befasuan me golin e Netos (3?) që vuri jo pak në presion ?The Reds?. Gjithsesi, në minutën e 24-t barazoi Mane, ndërsa dy golat e fundit u shënuan në fundin e sfidës nga Salah dhe Robertson.





Lajmet e fundit nga