web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidenti i ri/ Salianji: Lojë nën tavolinë, Rama po “i shkel syrin” Alibeajt

14 Maj 2022, 17:31, Politikë CNA

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka ngritur akuza për ?tallje? dhe ?lojë nën tavolinë? për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Salianji tha pasditen e sotme se Rama e ka vendosur se kush do të jetë Presidenti i ri, ndërsa ngriti aludime se po bashkëpunon me Enkelejd Alibeajn dhe përfaqësuesit e partive opozitare, të cilat janë ulur në një tryezë me mazhorancën.

Sipas tij, kreu i qeverisë po përdor një pakicë të opozitës për ta përçarë edhe më shumë atë.

?PS-ja insiston që Presidenti të mos jetë politik, Rama në seancën e para 3 javëve tha që nuk do të jetë politik, ka qytetar që e beson?  Eksponentë të tjerë të PS-së thanë që në 5 vitet e fundit s?duhet të jetë në politikë. Është naivitet ky që një pjesë e vogël që duan t?i imponohen PD-së, vendosin si kriter që presidenti nuk duhet të jetë aktiv në 5 vitet e fundit?! Kam përshtypjen që Rama e ka vendosur se kush do të jetë Presidenti i ri, por nuk e di nëse ka ndodhur në ‘shkeljen e syrit’ të këtyre që janë në negociata. Si ka mundësi që Rama ia do kaq shumë ish-ministrat Berishës?

Nuk dua t?u hyj emrave sot, e kam thënë edhe dje nëse do të kishte proces që presidenti të luante rolin e një zbutësi të legjitimitetit të mazhorancës që s?ka legjitimitetin e duhur, se raporti i ODIHR ia rrëzonte zgjedhjet, në këtë sens PS-ja duhet të jepte kriteret dhe PD-ja dhe opozita të propozonte emrat.

Rama sot nga naiviteti, s?dua të them nga ndonjë marrëveshje e fshehtë, po përdor një pakicë të opozitës për të përçarë opozitën, që të thotë në fund po e zgjedh unë se këta janë të përçarë.

Nuk dua të abuzoj apo të hedh aludime të kota, dua të them se procesi është tallje për të nxjerrë në fund atë që do, do të thotë që deri tani nuk kemi asgjë që i shërben interesit publik, proces që po luhet nën tavolinë?, deklaroi deputeti i PD-së në emisionin ?Kjo Javë?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga