web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video-Përplasi me makinë çiftin Konomi dhe foshnjën e tyre/ Ajas Sulejmani del para gjykatës

12 Maj 2022, 08:46, Kronika CNA

Ka nisur seanca ndaj Ajas Sulejmanit, i cili ditën e diel në Rrugën e Kavajës, përplasi me ?G Class? Arjan dhe Vilma Konomin bashkë me foshnjën e tyre 3-muajshe.

Prokuroria kërkon arrest me burg për 39-vjeçarin.

Sulejmani pretendon se nuk i kanë funksionuar frenat në momentin që semafori kaloi në të kuqe. Ai po ashtu ka deklaruar se ka qenë duke ecur me shpejtësi 40 km/orë.

Ndërkohë, ka thënë se pas ngjarjes është larguar pasi kishte në makinë vajzën e tij të vogël, dhe e ka dërguar atë në spital, ndërsa theksoi se ishte i traumatizuar.

Ndaj Sulejmanit rëndojnë akuzat për shkelje të rregullave të qarkullimit, drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe largim nga vendi i aksidentit./CNA.al





Lajmet e fundit nga