web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Berisha, njeriu më i fortë në politikën shqiptare”/ Rakipi: I krijuar nga të huajt

11 Maj 2022, 20:52, Aktualitet CNA

Berisha ka qenë njeriu më i fortë në politikën shqiptare, por ka edhe një krenari që shpesh e mban të sëmurë njeriun e malësorit.

Një produkt i tillë është Berisha, nuk e ka fare as te fëmijët në këtë moment, as çfarë do të bëjë SPAK-u.

Kështu tha gazetari Ylli Rakipi për emisionin ?Arnautistan? të Mustafa Nanos, duke shtuar se Sali Berisha ishte një njeri që ishte si perëndia për shumë vite.

Në vijim shtoi se befas erdhi një goditje, dhe tani është në një përpjekje titanike, nuk e di si mund të realizohet të shemb atë që i ka rënë, sipas tij, është sikur i ka rënë një sëmundje shumë e madhe dhe ti të mundohesh të shërosh një sëmundje të pashërueshme.

Rakipi është i mendimit se llogaritë nuk janë bërë për të qëlluar Sali Berishën sa më ndershmërisht se po qe se këtu do të ngresh akuza për korrupsion dhe minim të demokracisë, këta duhen marrë futur në një thes.

?Ata u kanë dhënë hapësira të pafundme, i kanë bëtë të paprekshme këto figura, aq sa një popull i varfër si yni të japin jetën për Berishën, Ilir Metën, Edi Ramën. Ngritja në qiell e këtyre njerëzve është bërë edhe me ndihmën e amerikanëve. Sali Berisha ka qenë një shërbëtor i tyre për vite e vite të tëra. Berishën nuk e kemi krijuar vetëm ne e kanë krijuar dhe të huajt. Në këtë pikëpamje gjithë vuajtja jonë me Saliun apo këta të tjerët është një produkt i fituar edhe prej tyre. E merr Berishën kur ka vajtur 77 vjeç, që s?ka asgjë në dorë, kishte vetëm një iPad. Basha ia kishte marrë PD komplet.

Ai e kishte ndërmarrje, ky ia kishte dhuruar partinë këtij me kusht që të mos e ngacmonte. Këtë sistem që kemi sot nuk është demokratik dhe vlerash e ka ndërtuar i pari Sali Berisha dhe më pas e kanë perfeksionuar Edi Rama, Ilir Meta etj. Veçimi i Berishës në moshën 77-vjeçare si e keqja e këtij vendi është një koncept i gabuar. Nesër ikën ambasadorja, ajo ikën dhe përgjegjësia mbetet këtu te ne.

Mendova se Sali Berisha do të fillonte të bënte mirë një pjesë të gjërave që ka bërë keq, jo të bëj Shqipërinë prapë se kjo s?ka logjike në botë. Por nëse të vjen një mundësi, bëj mirë një pjesë të gjërave që bëjnë keq, që të mësojnë dhe këta tani, që bëjnë të njëjtat gjëra që bënte Berisha.?

 

 





Lajmet e fundit nga