web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasi familjen në vijat e bardha/ Merr fund arratia e shoferit

8 Maj 2022, 12:04, Kronika CNA

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit që përplasi tre anëtarët e një familjeje, teksa po kalonin rrugën në vijat e bardha.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, në rrugën e Kavajës. Automjeti me targa të huaja ka përplasur çiftin me një të mitur tremuajsh.

Pas aksidentit drejtuesi i automjetit i identifikuar si Ajas Sulejmani është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vetëm pak momente më parë është kapur nga policia.

Ndërkohë, prindërit dhe fëmija tre muajsh ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve./ CNA.al





Lajmet e fundit nga