web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Arbër Zeneli protagonist në Francë, shënon në fitoren e skuadrës së tij

1 Maj 2022, 17:01, Sport CNA

Arbër Zeneli, ka lënë pas krahëve dëmtimin që e mbajti larg fushave të blerta për një kohë të gjatë dhe është rikthyer protagonist në Francë, aty ku aktivizohet me skuadrën e Reims.

Sulmuesi i Kosovës, ishte protagonist me gol ditën e sotme, në sfidën që skuadra e tij fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Lorient.

Zeneli, zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të, duke i dhënë avantazhin Reims, që në fund doli me 3 pikët. 27-vjeçari përfitoi nga një asist i Toure dhe përballe portierit nuk e kishte të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.





Lajmet e fundit nga