web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kamikazi i deputetit zgjidhet kryetar i PD-së Devoll/ Denoncimi i juristes për ish doganierin

25 Prill 2022, 18:34, Politikë CNA

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njoftoi mbylljen e procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Devoll.

I zgjedhuri për këtë degë është padyshim ai që pritej, Elvis Hajdërlli, kamikazi i deputetit të Lulzim Bashës, Bledion Nallbati.

CNA.al, raportoi pak më herët se ky i fundit, ndëryri në procesin zgjedhor, ku sipas burimeve mësohet se ai ka marrë 200 karta anëtarësie nga selia, i ka mbushur dhe i ka shpërndarë për të zgjedhur kryetar njeriun e tij.

Kush është Elvis Hajdërlli?

Elvis Hajdërlli, i cili u zgjodh kryetar i PD në degën e Devolli përmes një procesi të falsifikuar, është miku më i ngushtë i Bledion Nallbatit.

Deputeti i Lulit, përmes manipulimeve, arriti të uzurponte degën e PD-së, dhe të vendosë aty ish doganierin, që ka ndryshuar emërin dhe ka tentuar ti fshihet drejtësisë greke.

Elvis Hajdërlli ka mbajtur poste kyçe. Me një emër të ndryshuar, ai ka qenë doganier në Doganën e Kapshticës. Po ashtu, gjatë kohës që shoku i tij, sot deputet Bledion Nallbati ka qenë kryetar Bashkie, Hajdërlli ka mbajtur postin e drejtorit të Ujësjellësit në Devoll.

Denoncimi i juristes

Ndërkohë që lidhur me figurën e kamikazit të Bledion Nallbatit ka bërë një denoncim publik edhe juristja Adriana Kalaja.

Në një postim në rrjetin social, ajo ngre pikëpyetje për ndryshimin e emrit të tij, si dhe për shkollimin.

Mes 11 kandidatëve për kryetar të degës së PD-së Devoll, spikat edhe ish doganieri Romeo Hajderlli, i konvertuar ne Elvis Hajderlli.Miqtë e mi më shkruajnë se mirë universitetin e mbaroi me ?korespondensë? po shkollën e mesme ku e ka mbaruar?

Të gjithë e dimë se shumë shqiptarë, për arsye të ndryshme e ndërrojnë emrin kur shkojnë në Greqi, ndërsa ?Romeo jonë?, Kandidati për Kryetar e ndërroi pasi erdhi natën nga Greqia, ende pa kaluar në sistemin e kontrollit doganor shqiptar?, shkruan Kalaja.

Më tej, juristja ngre edhe një pyetje se si Elvis Hajderlli ka arritur të marrë dëshmi penaliteti në Greqi, dhe se nuk ndiqet penalisht nga drejtësia greke me emrin Romeo Hajderlli.

?Ndaj në këto kushte më lind e drejta të pyes:- A mundet ish kamarjeri i Peres Selanik, Romeo apo Elvisi i kovertuar të marrë një dëshmi.penaliteti në shtetin grek lidhur me pastërtinë e tij lidhur me veprat penale dhe se nuk ndiqet penalisht nga drejtësia greke me emrin Romeo Hajderlli?Po kështu më lind pyetja:

? Si mundet që ky shtetas pa shkollën e mesme (diploma e të cilës rakordon me kohën kur ky ka qënë emigrant në Greqi) u emerua doganier dhe më pas përgjegjës turrni, nga ku njihet për bemat dhe pasurinë e shpejtë si doganier me grupin e doganierëve ?vipa??- Si ka mundësi që me lekët e ?kamarierit? nisi një pallat 4 katësh dhe me katet e para dyqane?- Si u emërua Elvisi drejtor i Ujësjellësit ne Bashkinë Devoll??, shkruan më tej Kalaja./CNA.al

Deputetët e Lulit në aksion/ Tentojnë të shkatërrojnë zgjedhjet e PD në Korçë e Devoll

Mbyllen zgjedhjet në Devoll/ Shpallet kryetari i degës së PD

 





Lajmet e fundit nga