web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Jam i PD-së dhe pikë!”/ Flet kandidati në Lezhë: Partia është elektorati, nuk njoh as Bashë as Berishë

25 Prill 2022, 09:25, Politikë CNA

Alen Kola, një nga tri kandidatët që garojnë sot për kreun e PD-së në Lezhë, ka folur për mediat ku ka theksuar se këto zgjedhje janë vetëm për bashkim.

Ai ka theksuar se ka procesi është i drejtë dhe se ka një pjesëmarrje të kënaqëshme.

?Procesi është shumë i drejtë; prezenca shumë e kënaqshme, duhet ta themi. Rëndësi ka bashkimi. Këto zgjedhje janë për bashkim. Nuk do t?i shërbejnë asgjëje tjetër përveçse bashkimit. Këtu nuk ka dy lloje partish demokratike. Këtu është një Parti Demokratike e vetme. Kush del e thotë se ?vula është e imja, ndërtesa është e imja?, ai nuk është parti. Partia është elektorali. 90% e ca e elektoratit është këtu, që do të thotë se parti politike është bashkim vullnetar dhe si i tillë do të thotë që bashkimi vullnetar është në këtë sallë, jo në salla të tjera, as ku është vula. Unë besoj se do të dalim më të bashkuar.

E rëndësishme është që nga ky proces të dalim të bashkuar dhe t?i lemë komplekset e të shkuarës dhe paragjykimet ?me kë je, me Berishën a me Bashën?… Partia Demokratike nuk është as e Berishës, as e Bashës, është e gjithë demokratëve. Demokratët janë këtu, janë në këtë sallë, janë jashtë, janë në radhe siç e shihni edhe vetë. Kjo është Partia Demoratike. Nuk është as e Lulit, duhet ta kuptojnë njerëzit dhe as e Berishës.  E kanë shumë gabim ata që pyesin e thonë ?me kë je, tek je?. Unë Alen Kola, jam i Partisë Demokratike dhe pikë, nuk njoh Berishë, nuk njoh Bashë. Me Partinë Demokratike!?, ka theksuar ai./CNA.al

 

 

 





Lajmet e fundit nga