web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I kërcënuan dhe ju kërkuan dorëheqjen me forcë/ Prapaskenat e largimit të drejtuesve të arsimit

22 Prill 2022, 09:35, Aktualitet CNA

Skandali i raportuar nga CNA.al prej disa ditësh për shkarkimin e drejtuesve të arsimit, me anë të kërcënimit, po  konfirmohet edhe nga të shkarkuarit që po serviren si të dorëhequr.

Burime të sigura kanë thënë për CNA.al se drejtuesit e arsimti janë thiërritur nga ministrja Evis Kushi, e cila, i ka kërcënuar dhe iu ka këkruar me forcë dorëheqjen.

Kërcënimi është bërë me një raport të njësisë antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, një raport i bërë nga zyra, pa zbitur në rrethe.

Sot janë bërë publik dy nga emrat e shkarkuar, por që e njoftojnë si dorëheqje, pasi janë detyruar me forcë.

Selman Hodaj, Drejtori i Përgjithshëm i Sistemit Parauniversitar ka njoftuar dorëheqjen.

Hodaj prej vitesh ka ushtruar këtë detyre.

 

Gjithashtu ai ka qenë më parë kryetar i Partisë Socialiste në Berat e më pas ka kaluar në Drejtorisë Arsimore të qytetit.

Gjithashtu mësohet se edhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale Arsimore Korçë, Kristaq Grabocka është dorëhequr.

Edhe të tjerë pritet ta njoftojnë publikisht dorëheqjen, në vend që një gjë të tillë ta bëntE Ministrja e Arsimit, Evis Kushit, sekretari i përgjithshëm, zvvendësministrat e me radhë.

Ku ishin ata kur kanë ndodhur gjithë këto skandale në arsim? Përgjegjësia fillimisht bie mbi ta, pasi sipas raportit të MD-së, të fimorsu nga Ulsi Manja, situate kishte qenë jashtë kontrollit./CNA.al

Fillojnë largimet në administratë/ Rama urdhëron dorëheqjet e drejtorëve të Arsimit





Lajmet e fundit nga