web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korrupsioni me tenderat/ Fatos Tushe përballë GJKKO, kërkon gjykim të shkurtuar

19 Prill 2022, 11:56, Kronika CNA

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka nisur procesin gjyqësor për ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe dhe 21 të pandehurit e tjerë.

Ish-kryebashkiaku Fatos Tushe dhe ish-nënkryetari Gentian Tushe, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Kujtojmë këtu se Fatos Tushe së bashku me 10 ish-vartësit e tij, arrestua me 6 korrik, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 23 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj./CNA.al





Lajmet e fundit nga