web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korçë, kërcënoi me armë zjarri një 29 vjeçar/ Agresori lëvizte me çantën me fishekë

18 Prill 2022, 06:58, Kronika CNA

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të shtetasit A. M., 30 vjeç, banues në Korçë.

Mbrëmjen e djeshme ky shtetas në fshatin Dvoran, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në kokë, me qytën e armës së zjarrit tip pistoletë, shtetasin B. H., 29 vjeç, banues në fshatin Dvoran, Korçë. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të shtetasit A. M., iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 copë fishekë pistolete, të cilët iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale./CNA.al





Lajmet e fundit nga