web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama: Nëse nuk nisin negociatat, në qershor do kërkojmë ndarje nga Maqedonia e Veriut

11 Prill 2022, 17:08, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama në konferencën nga Berlini me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ka folur edhe në lidhje me nisjen e negociatave për Shqipërinë.

Ai sqarois e nëse deri në qershor nuk niset procesi, Tirana zyrtare do të kërkojë ndarjen e proceseve me Maqedoninë e Veriut.

Kjo pasi vetoja e Bullgarisë për mos nisje të negociatave për Shkupin, ka penalizuar edhe Shqipërinë.

?Kjo do të ndodh vetëm nëse në qershor nuk do të hapen përsëri formalisht negociata për Shqipërinë për shkak të Bullgarisë. Deri në qershor siç e kemi shtruar edhe në këshillimin me shqiptarët ne do të vijojmë të jemi në një linjë me Maqedoni që të dyja vendet duhet të marrin dritën jeshile. Nëse edhe në qershor Bullgaria do pengojë Maqedoni do të kërkojmë ndarjen nga Maqedonia. Kjo nuk mund të ndodh që ti të mos dalësh dot nga shtëpia se po konfliktet dy fqinjë?, tha Rama./ CNA.al





Lajmet e fundit nga