web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Përdoret si qen sulmi”/ Blushi i Metës i përgjigjet Veliajt, paralajmëron lëvizjen e radhës

9 Prill 2022, 08:51, Politikë CNA

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, I cili sot sulmoi Metën.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se ?Organizata Kriminale e inceneratorëve përmes një keqbërësi të interesit publik, që përdoret si qen sulmi nga Brigadieri i kësaj organizate sulmoi sot figurën e Presidentit të Republikës me shpifje të denja për një rrugaç.?

Më tej, Blushi shkruan se shqiptarët e dinë pse organizata kriminale e inceneratorëve urren Presidentin, i cili sipas tij ka denoncuar këtë aferë.

Po ashtu ai bën të ditur se Meta, sot pasdite do të mbajë një konferencë shtypi.

?Të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë i dinë mirë arsyet se përse Organizata Kriminale e inceneratorëve dhe të gjithë kriminalizimit të shtetit e shoqërisë e urren Presidentin Meta si denoncuesin e palëkundur, bazuar mbi fakte publike dhe transparente, jo vetëm të aferës makabre të inceneratorëve, por edhe të shumë koncesioneve të tjera korruptive.

Presidenti i Republikës ndonëse kishte vendosur edhe në respekt të Kongresit të PS të mos bënte asnjë postim apo dalje mediatike, pas shpifjeve të programuara nga organizata e incineratorëve kundër Kreut të Shtetit, në respekt të të gjithë qytetarëve, por edhe të delegatëve të Kongresit të PS sot pasdite do të mbajë një konferencë shtypi.?-përfundon Tedi Blushi./CNA.al

“Ilir Meta kalon kohë banaqeve, gjysmë i dehur”/ Veliaj i tregon ?dhëmbët? Presidentit





Lajmet e fundit nga