web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Partizani sulmon Europën, Vllaznia dhe Laçi kanë harruar të fitojnë

9 Prill 2022, 17:17, Sport CNA

Partizani përmbys Teutën 3-1 në ?Elbasan Arena? dhe merr një trepikësh të artë që e ngjit në vendin e 4-t në tabelën e klasifikimit. ?Të kuqtë? ngushtojnë në 4 pikë diferencën me Kukësin e vendit të tretë dhe tashmë janë rritur ndjeshëm shanset për të zënë një vend në kupat e Europës.

Teuta luan më mirë në minutat e para të pjesës së parë dhe kalon në avantazh me Ivanoviç. Djemtë e Mehmetit mundohen të reagojnë, por goli i barazimit vjen vetëm në fund të pjesës së parë me të zakonshmin Skuka. Pas verifikimit të VAR, goli i sulmuesit konsiderohet i rregullt.

Pjesa e dytë nis me gol. Bitri kalon në avantazh Partizanin, duke shënuar me kokë pas një pasimi të Kallakut. Kryeqytetasit luajnë më mirë dhe i afrohen edhe golit të tretë me Skukën, ndërsa durrsakët përgjigjen me Kotobellin, por portieri Hoxha është i vëmendshëm.

Akordohen 5 minuta shtesë dhe Teuta hidhet e gjitha në sulm në kërkim të golit të barazimit. Durrsakët fitojnë një goditje dënimi afër zonës dhe portieri Qirko del në sulm, përfiton Mirosvlajev që kalon të gjithë fushën dhe dërgon topin në rrjetë.

Mbyllet 3-1 në Elbasan. Partizani sulmon zonën europiane, duke konfirmuar momentin e mirë, ndërsa Teuta është shumë larg skuadrës që një vit më parë fitoi titullin kampion.

Duket se Vllaznia dhe Laçi kanë harruar të fitojnë, pasi edhe përballja direkte mes dy skuadrave në ?Loro Boriçi? ka përfunduar në barazim pa gola 0-0. Kurbinasit vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e dytë në renditje, ndërsa shkodranët zbresin në vendin e pestë dhe i largohen zonës europiane.

Pas tre humbjeve radhazi në kampionat, shkodranët mundohen të rigjejnë fitoren, por nuk arrijnë që të shënojnë në portën e mbrojtur nga Dajsinani. Vllaznia luan më mirë në pjesën e parë dhe rrezikon me Latifin dhe Aralicën, por pa gjetur rrugën e rrjetës.

Shkodranët dominojnë edhe në pjesën e dytë, por pa rrezikuar seriozisht portën kurbinase. Te Laçi debuton tekniku Duro, që nuk arrin që të rikthejë skuadrën tek suksesi (mungon prej 6 javësh).

Kurbinasit kanë mundësitë e tyre për të zhbllokuar sfidën me Bashkim Velijan, por Zogovic nuk lejon që topi të përfundojë në rrjetë.





Lajmet e fundit nga