web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama premtoi reformim të PS-së/ Vasili: “Rrofte vetëreformimi i Ali Babës me shumë hajdutë”

6 Prill 2022, 17:48, Politikë CNA

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me fjalën e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste.

Me anë të një postimi në rrjeton social Facebook, Vasili ironizoi me fjalën e Ramës, ku tha se një nga fuqitë e PS-së është të dijë se kur ka nevojë të reformohet   pa ia thënë të tjerët.

Nënkryetari i LSI-së ka rreshtuar aferat për të cilat akuzon qeverinë dhe kryeministrin.

?Do të vazhdojnë vetreformimin e rrëmbimit të parave të shtetit.

Do vazhdojnë vetreformimin e përlarjes së qindra milionë eurove të inceneratorëve.

Do vazhdojnë vetreformimin e gllabëritjes së qindra milione euro të energjisë elektrike.

Do vazhdojnë vetreformimin e zhvatjes së qindra milionë eurove të rilindjes urbane.

Rroftë vetreformimi i Ali Babës me shumë hajdutë?, shkroi Vasili./ CNA.al





Lajmet e fundit nga