web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Rama jep dorëheqjen nëse humb në zgjedhje”/ Ndryshimet statutore që pritet të miratojë PS-ja

6 Prill 2022, 12:46, Politikë CNA

Partia Socialiste me 9 prill, do mbajë Kongresin e saj, ku do të miratojë ndryshimet statutore.

Një nga ndryshimet që pritet të miratohet ka të bëjë dhe me mandatin e kreut të PS.

Sipas nenit 36 të Statutit, kryetari i partisë, jep dorëheqjen nëse humb në zgjedhje.

Pra, nëse PS humb zgjedhjet vitin që vjen, Rama do të dorëhiqet nga drejtimi i partisë.

Në rast se ai nuk dorëhiqet, ndërprerja e mandatit ndodh automatikisht dhe Asambleja Kombëtare fillon procedurat e zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë jo më vonë se një muaj nga ndërprerja e mandatit të Kryetarit.

Ndërkohë, sot në orën 17.00 do të mblidhet asambleja e PS-së.

Neni 36 i Statutit të Partisë Socialiste:

Zgjedhja e kryetarit të Partisë Socialiste

Mandati i kryetarit të Partisë është katër vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur:

Jep dorëheqjen;

Partia humbet vendin e parë në zgjedhjet e përgjithshme;

Humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të me kërkesën e një të tretës së anëtarëve të partisë;

Në rastet e germës ?b?, Kryetari i Partisë është i detyruar të japë dorëheqjen. Në rast se kjo nuk ndodh, ndërprerja e mandatit ndodh automatikisht dhe

Asambleja Kombëtare fillon procedurat e zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë jo më vonë se një muaj nga ndërprerja e mandatit të Kryetarit.

Në rastet e pikave ?b?, ?c?, ish-kryetari i partisë nuk ka të drejtë të rikandidojë për një mandat të ri.

Kur vendi i kryetarit të partisë mbetet vakant, thirret Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë brenda 30 ditëve./CNA.al





Lajmet e fundit nga