web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

CNA.al publikoi sherrin masiv në një parking/ Policia del me njoftimin zyrtar, jep detajet

27 Mars 2022, 20:16, Kronika CNA

Pasditen e sotme një sherr masiv ku u përfshinë disa të rinj ndodhi në një parking në zonën e Liqenit në Tiranë. CNA.al, publikoi videon e konfliktit mes të rinjve, ndërsa policia ka dalë me njoftimin zyrtar.

Sipas bluve të kryeqytetit, shkak i konfliktit është bërë gërvishtja e dy makinave, që më pas ka degraduar.

Në njoftim thuhet se gjatë konfliktit janë dëmtuar dy shtetas të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë shoqëruar për në komisariat.

?Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale për një konflikt të ndodhur në afërsi të Liqenit Artificial, ju sqarojmë se:

Më datë 27.03.2022, në parkingun në administrim nga shtetasi Y. S., janë gërvishur dy mjete të parkuara dhe janë konfliktuar shtetasit Y. S, O. S., I. K., A. S., me shtetasit F. L., Sh. L., E. L., dhe A. L.

Shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftimin, kanë kaluar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar palët e konfliktit në komisariat.

Gjatë konfliktit janë dëmtuar shtetasit Sh. L. dhe A. L., të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit?, njofton policia./E.K-CNA.al

Video- Rrahje masive në një parking





Lajmet e fundit nga