web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Oligarkët rusë “gjejnë strehë” në Turqi/ Ministri i Jashtëm turk tregon kushtin

26 Mars 2022, 16:06, Kosova & Bota CNA

Pavarësisht se ka dënuar ashpër sulmet ruse në Ukrainë, Turqia nuk është në mesin e atyre shteteve që kanë ndërmarrë sanskione ndaj Moskës.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu ka deklaruar se oligarkët rusë janë të mirëpritur në Turqi, por duhet të respektojnë ligjin ndërkombëtar për të bërë biznes.

?Nëse oligarkët rusë … ose ndonjë qytetar rus dëshiron të vizitojë Turqinë, sigurisht që munden. Nëse këta oligarkë duan të bëjnë ndonjë biznes në Turqi, atëherë sigurisht duhet të jetë e ligjshme dhe jo kundër ligjit ndërkombëtar. Nëse është kundër ligjit ndërkombëtar, atëherë kjo është një histori tjetër?, tha ai, raportoi Reuters.

Dy superjahte të lidhura me miliarderin rus Roman Abramovich janë ankoruar në resortet turke. Qeveritë perëndimore kanë vënë në shënjestër Abramoviçin dhe disa oligarkë të tjerë rusë me sanksione, ndërsa ata kërkojnë të izolojnë presidentin rus Vladimir Putin dhe aleatët e tij mbi pushtimin e Ukrainës nga Moska./ CNA.al





Lajmet e fundit nga