web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Humbi jetën nga flakët/ Kush ishte viktima 26-vjeç, i arrestuar për dhunë në familje

26 Mars 2022, 21:49, Kronika CNA

Janë zbardhur detaje të reja nga zjarri që përfshiu Komisariatin e Kamzës.

Si pasojë e flakëve 3 persona kanë përfunduar të asfiksuar në spital, ndërsa një tjetër ka humbur jetën.

Mësohet se viktima është i riu me inicialet A.M, vetëm 26-vjeç dhe i arrestuar për dhunë në familje.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta,  ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B.

Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 





Lajmet e fundit nga