web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pesë skenarët se si mund të jetë një marrëveshje paqeje, që i jep fund luftës në Ukrainë

25 Mars 2022, 08:49, Kosova & Bota CNA

Nga Robert Kelly ?19 Forty Five?

Aktualisht ka aludime në rritje se presidenti rus Vladimir Putin, po shqyrton një marrëveshje të negociuar për t?i dhënë fund luftës në Ukrainë. Po bëhet gjithnjë e më e qartë se Rusia nuk mund të fitojë me vendosmëri në fushën e betejës. Rezultati më i mundshëm është një ngërç.

Edhe nëse Moska arrin disi një lloj fitore, ajo do të ishte shumë e kushtueshme.

Një kryengritje ukrainase do të lindte thuajse me siguri në territorin që Rusia do të përpiqej ta mbante pafundësisht të pushtuar. Kjo luftë po e dëmton rëndë ushtrinë dhe ekonominë ruse, dhe po e dobëson pretendimin tashmë të dobët të Rusisë për të qenë një fuqi e madhe.

Gjëja më e mirë që mund të bëjë Rusia është të ndalë luftën dhe të largohet nga Ukraina.

Kjo do t?i jepte fund gjakderdhjes. Megjithatë, vetë Putini me siguri që do të preferonte përshkallëzimin e konfliktit. Ai e ka lidhur trashëgiminë e tij me këtë luftë, dhe aleati i tij kinez po e vëzhgon më vëmendje.

Nëse Pekini mendon se nuk mund të mposhtë dot një ushtri të dorës së tretë në kufirin e tij, mund të distancohet nga Moska. Kjo sugjeron se Putini mund të kërkojë një lloj marrëveshje për të shpëtuar fytyrën. Sa më gjatë që të zgjasë kjo luftë, aq më pak presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do të dëshirojë të bëjë kompromis. Humbjet e luftës do ta forcojnë zemërimin dhe pozicionin e tij negociues. Një mundësi për marrëveshjeje ka shumë të ngjarë të ndodhëtani. Ja cilat janë 5 skenarët e mundshëm:

Edhe Zelenski duket se e kupton tani se çdo lloj marrëveshjeje me Rusinë me Putinin në krye duhet të përfshijë këtë gjë. Konkretisht, kjo do të thotë se Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO. Për ta bërë më pak të hidhur këtë lëshim, për Zelenskin mund të vendoset një kornizë kohore, 20 apo 30 vjet (pra pas vdekjes së Putin).

Pas kësaj kohe, NATO dhe Ukraina do të lejohen të diskutojnë anëtarësimin; por anëtarësimi nuk do të ishte automatik. Por nëse Rusia merr një premtim për mos-anëtarësimin e Ukrainës në NATO, ajo duhet të pranojë anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. BE-ja mund të mos e pranojë këtë. Ajo ka refuzuar më parë edhe vende të tjera.

Por përpjekja e Ukrainës në fushën e betejës, ishte të mbante të hapura disa kanale drejt Perëndimit. Një marrëdhënie ekonomike është më pak shqetësuese për Moskën sesa ajo ushtarake. Heroizmi ukrainas e ka fituar këtë të drejtë. Zelenski do të refuzojë pothuajse me siguri një marrëveshje që përjashton anëtarësimin në NATO dhe BE.

Lëshimi më i dhimbshëm ukrainas, ka të ngjarë të jetë njohja formale e disa pushtimeve territoriale ruse. Kjo është gjithashtu shumë shqetësuese për rendin ndërkombëtar. Një parim shumë i fortë i marrëdhënieve ndërkombëtare të pasluftës, veçanërisht në Evropë, ka qenë refuzimi për ta pranuar përdorimin e forcës për ri-shikimin e kufijve.

Kjo është një arsye pse Putini u përball me sanksione për aneksimin e Krimesë në vitin 2014, të cilin Ukraina dhe Perëndimi nuk e kanë njohur kurrë. Putini e plotësoi këtë duke nxitur trazira në Ukrainën Lindore. Ai dëshiron qartazi Krimenë dhe Donbasin, por nuk duhet t?i jepen të dyja.

Sigurisht ai nuk do ta ndalë luftën pa ndonjë përvetësim territorial. Ndaj ka gjasa të marrë Krimenë, por Rusisë do t`i kërkohet të tërhiqet nga të gjitha pushtimet e saj në këtë konflikt, përfshirë edhe Donbasin.

Nëse Putini do të fitojë territore me anë të përdorimit të forcës, atëherë ai duhet të përballet

me një lloj barre kompensuese. Ushtria e Putinit i ka shkaktuar Ukrainës shkatërrime të pallogaritshme. Do të ishte skandaloze nëse ajo do të tërhiqej nga qytetet e shkatërruara pa asnjë kosto.

Ukraina e pasluftës do të ndihmohet me siguri nga Perëndimi, duke përfshirë edhe donatorët shumëpalësh si Banka Botërore. Por një Rusi me sanksionet e hequra do të jetë në gjendje të gjenerojë sërish një monedhë të fortë me eksportet e energjisë, dhe lufta nuk e ka shkatërruar fizikisht ekonominë e saj.

Prandaj për rindërtimin e Ukrainës mund të kërkohet një pjesë e mbështetjes ruse, ndoshta nga rezervat ndërkombëtare të konsiderueshme, por që tani janë të vështira për t?u aksesuar. Pjesë e kësaj zgjidhjeje ekonomike, është edhe heqja e sanksioneve ndaj Rusisë.

Reparacionet e luftës do të jenë të vështira për Putinin. Kjo duhet të bëhet më e lehtë duke hequr dorë nga çdo këmbëngulje për njohjen formale të fajit apo ndjekjen penale të Putinit apo Rusisë. Presidenti amerikan Bajden e ka lënë këtë të kuptohet, duke e quajtur Putinin një ?kriminel lufte?.

Në fakt bombardimi pa kriter i qyteteve të Ukrainës nga Rusia, plotëson përkufizimin e një krimi lufte. Por përvoja e Gjermanisë e pas Traktatit të Versajës sugjeron se si kushtet ndëshkuese mund të nxisin revanshin e mëvonshëm të të mundurve. Dhe Putin po flirton që tani me fashizmin. Nëse Zelenski këmbëngul për ndjekje penale, apo nëse Perëndimi këmbëngul se Putini duhet të largohet, ai nuk do t’i japë fund luftës.

Putini dëshiron një Ukrainë të çmilitarizuar, por tani është shumë e qartë se atij nuk mund ti besohet se do të respektojë në të ardhmen sovranitetit të Ukrainës. Nëse Ukraina do të  çmilitarizohej pas luftës, Putinin do të nxitej që ta sulmonte sërish. Nëse Ukraina nuk mund të jetë në NATO – sipas kërkesës së Putinit – ajo mund të jetë e pambrojtur.

Zelenski mund të shpresojë tek ndihma ushtarake perëndimore, apo që së shpejti të mund të nisë të kundërsulmojë, teksa ekonomia ruse po shembet nën presionin e sanksioneve. Kjo është e mundur, por nuk ka ende gjasa të ndodhë. Ecuria e mundshme e luftës është një ngërç, me mijëra viktima të tjera në radhët e civilëve.

Shënim:Robert Kelly, profesor në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin Kombëtar Pusan ??në Korenë e Jugut.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga