web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha nuk heq dorë nga mashtrimi/ Si po tenton të përdorë gjykatën

18 Mars 2022, 13:48, Politikë CNA

Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha po tenton sërish të kapet pas karriges, duke gënjyer publikisht shqiptarët.

Sot në media është publikuar një lajm, ku pretendohet se Gjykata e Tiranës njeh ligjërisht Lulzim Bashën si kryetar të PD.

Në njoftim thuhet se, Gjykata e Tiranës ka regjistruar statutin e Lulzim Bashës, i cili është ndryshuar më 17 korrik të vitit 2021.

Sekretari i Çështjeve Ligjore në Partinë Demoratike, Indrit Sefa është shprehur se Basha është kryetari zyrtar i PD.

Por, sërish Basha po tenton ti hedhë hi syve demokratëve, kësaj radhe duke përdorur një vendim të Gjykatës.

Ajo për të cilën ka vendosur gjykata është ndryshimi i statutit të PD, në Kuvendin e 17 korrikut 2021, para përplasjeve me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Dhe askush nuk e ka kontestuar. Përkundrazi, ky është statuti i vjetër që është kaluar kur palët ishin bashkë.

Statuti i ri është ndryshuar në 11 dhjetor 2021, në Kuvendin e Jashtëzakonshëm Kombëtar, të zhvilluar në stadiumin ?Air Albania?./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga