web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata e COVID drejt normalizimit/ Konfirmohen 81 raste të reja në 24 orë, asnjë humbje jete

17 Mars 2022, 16:07, Lifestyle CNA

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1,224 testime dhe kanë rezultuar positive 81 qytetarë, dhe asnjë humbje jete.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 33 në Tiranë, 8 në Sarandë, 6 në Vlorë, 5 në Shkodër, Gramsh, 4 në Divajkë, 3 në Rroskovec, Dropull, 2 në Lezhë, Delvinë, 1 Fushë-Arrëz, Kukës, Tropojë, Kamëz, Dibër, Fier, Lushnje, Memaliaj, Devoll, Prrenjas.
Janë 634 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 37 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit  nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2.
Janë shëruar 102 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,764 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Mars 2022)

Raste të reja ditore            81
Të shëruar në 24 orë        102
Të shtruar në spitale         37
Humbje jete në 24 orë       0
Testime ditore                   1,224

Testime totale               1,764,032
Raste pozitive                   272,885
Raste të shëruara             268,764
Raste Aktive                        634
Humbje jete                        3,487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              255
Fier                  100
Vlorë                66
Shkodër          56
Kukës              47
Gjirokastër      29
Elbasan           28
Korçë               20
Lezhë              16
Berat                 6
Dibër                 6
Durrës               5





Lajmet e fundit nga