web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

GJND urdhëron Rusinë të ndërpresë operacionet ushtarake mbi Ukrainë/ “Kievi dhe Moska të mos marrin veprime që zgjerojnë mosmarrëveshjen”

16 Mars 2022, 16:48, Kosova & Bota CNA

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë i ka kërkuar Rusisë të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake në Ukrainë.

?Federata Ruse, në pritje të vendimit përfundimtar për çështjen, duhet të pezullojë menjëherë operacionin ushtarak të nisur në territorin e Ukrainës më 24 shkurt 2022?, urdhëroi Gjykata.

Kjo gjykatë ka urdhëruar gjithashtu që Federata Ruse të sigurohet që çdo njësi e armatosur ushtarake ose e parregullt që mund të drejtohet ose mbështetet prej saj, si dhe çdo organizatë ose person që i nënshtrohet kontrollit dhe drejtimit të saj, nuk do të ndërmarrë asnjë hap në drejtim të operacioneve të mësipërme ushtarake.

Të gjithë gjyqtarët e GJND-së i urdhëruan njëzëri Ukrainës dhe Rusisë që të përmbahen nga çdo veprim që mund të përkeqësojë ose zgjerojë mosmarrëveshjen.

?Të dyja palët do të përmbahen nga çdo veprim që mund të përkeqësojë ose zgjerojë mosmarrëveshjen para Gjykatës ose ta bëjë më të vështirë zgjidhjen e tij?, vendosën gjyqtarët.

GJND vuri në dukje se ajo ka juridiksion prima facie sipas nenit 9 të Konventës së Gjenocidit për të shqyrtuar aplikimin e Ukrainës. Gjykata gjithashtu vërejti se ka arsye urgjence dhe humbje të pariparueshme për të marrë në konsideratë masat e përkohshme në favor të Ukrainës në pritje të vendimit përfundimtar në këtë çështje.

?Ukraina ka të drejtën e besueshme që të mos i nënshtrohet operacionit ushtarak nga federata ruse me qëllim të parandalimit dhe ndëshkimit të një gjenocidi të supozuar në territorin e Ukrainës?, vuri në dukje Gjykata./ CNA.al





Lajmet e fundit nga