web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama nuk i ndahet “Ballkanit të Hapur”/ Kryeministri me sytë nga Serbia

15 Mars 2022, 13:37, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama vijon ti qëndrojë nismës për ?Ballkanin e Hapur?.

Sot, gjatë një takimi me përfaqësues të biznesit të vogël, Rama e cilësoi Ballkanin e Hapur si një sukses.

Kjo pasi sipas tij Serbia ka bërë të mundur furnizimin me grurë të Shqipërisë.

?Ballkani i Hapur funksionoi sepse Serbia liroi vetëm sasinë për Shqipërinë. Ministrja ka disa ditë që merret. Ne nuk kemi problem furnizimin. Problemi në tërësi i çmimit është pjesë e sfidës sonë për të mos lejuar që çmimi të reflektohet. Nga pikëpamja e furnizimit kjo është shumë e rëndësishme?, u shpreh Rama.

Më tej, Rama paralajmëroi se pas bordit për naftëndo të ngrihet një Komiteti Teknik për çmimet bazë, njësoj si në kohën e pandemisë.

?Çmimet e tjera do fillojnë të balancohen me shpresë. Për çmimet bazë po krijojmë në task forcë, po krijojmë një komitet teknik. Siç bëmë me pandeminë, që edhe këto teoritë e ekonomisë së tregut mund të sjellin probleme. Mund të kompromentosh furnizimin. Në gjendje lufte dhe do futemi në një mënyrë ose një tjetër, se ndodh. Dhe duke shtrënguar atë që bën distributor mund ta çosh në bllokim. E tendenca është ta ulësh ta çosh në cep, por mund ta bllokosh zinxhirin.? tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga