web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse duhen “horrat” në PD?

15 Mars 2022, 09:19, Politikë CNA

Situata në Partinë Demokratike, duket se sa vjen e bëhet më kaotike.

Tashmë Partia Demokratike është ndarë në të paktën tre grupe.

Së pari, është Grupi për Rithemelimin e PD, mbështetësit e Foltores dhe ish-kryeministrit Berisha, të cilët duket se janë shumica. Gjë që u tregua qartë edhe në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Më tej janë një grup që numërohen me gishtat e dorës, të cilët mbështesin Lulzim Bashën. Dhe grupi i tretë mund të quhet grupi i ?horrave?.

Këta janë të dorëhequrit pas 6 Marsit.

Pra, pas dështimit të turpshëm në zgjedhjet e 6 Marsit, ku partia e Lulzim Bashës jo vetëm që nuk mori asnjë bashki, por u katandis forcë e tretë, tani të gjendur përballë faktit se demokratët nuk i duan, nuk I votojnë, nuk I mbështesin, kanë ?nxjerrë kokën?, dhe po luajnë ?lojën? e dorëheqjeve.

 

Grupimi i cili sot po jep dorëheqjen, përfshirë këtu Agron Gjekmarkajn, Ervin Salianjin, Grida Dumën dhe shumë personazhe të tjera, në fakt po dorëhiqen nga asgjëja. Kjo për faktin e thjeshtë se të gjithë janë të shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit.

Dhe sot luajnë rolin e ?parimorit? e thonë se ne po japim dorëheqjen.

Por, në fakt janë të gjithë po aq përgjegjës sa Lulzim Basha për situatën ku ndodhet sot Partia Demokratike.

Janë po aq përgjegjës sa Lulzim Basha për përçarjen dhe shkatërrimin e PD.

Janë ata që kanë mbështetur çdo çmenduri politike të Lulzim Bashës, prej vitit 2017.

Mbështetën djegien e mandateve në 2019, mbështetën bojkotin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.

Dolën në krah të Bashës në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Humbën turpshëm dhe i dolën sërish në krah Lulzim Bashës.

Mbështetën edhe vendimin e 9 shtatorit kur Lulzim Basha i vetëm i mbyllur në zyrën e tij përjashtoi ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD.

Janë po këta ?horra? që sulmuan demokratët dhe Kuvendin e 11 Dhjetorit. Janë po këta që mbështetën anti-Kuvendin e 18 Dhjetorit, farsën e radhës të Lulzim Bashës.

Janë po këta që në 8 Janar ishin brenda selisë së blinduar nga Lulzim Basha dhe sulmuan demokratët me gaz lotsjellës dhe shkopa.

Pra, ata që 24 orë në 24, flisnin për përçarje, non-grata, armiq, anti-amerikanë, llum, qelbësira e fëlliqësira, tani dalin e kërkojnë bashkim. Por, bashkim me kë? Me ata që i dhunuan në 8 Janar?

Pse duhen këta ?horra? të pavlerë?/CNA.al

Partia Demokratike me tre pole

Ervin Salianji, nga dhuna ndaj demokratëve në ?kritik? i Bashës/ Gazetari: Këta janë ndyrësirat që shkatërruan PD

Nga lidhja me Artan Santon tek video-skandali erotik/ A mund të jetë skandalozja Duma, kryetare e PD-së?

Në përpjekje për të justifikuar humbjen/ Zbardhet skenari i radhës i Bashës

Skenari i turpit/ Të dorëhequrit e Bashës vendosin kushte





Lajmet e fundit nga