web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“O të ulen taksat  ose ne të gjithë të ulim pantallonat”/ Qytetari refuzon praninë e politikanëve në protestë

9 Mars 2022, 18:10, Aktualitet CNA

Me dhjetra qytetarë kanë zbritur në shesh para Kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të shportës.

Ndërkohë njëri prej tyre është shprehur se do të rrinë në shesh deri sa të ulen taksat, dhe çmimet.

Ka vetëm një rrugë, o të ulë taksat  ose ne të gjithë hajt të ulim pantollonat, se s?ka shpëtim. Do rrimë këtu në shesh, të ulen taksat. Këtu s?ka vend as Lulzim Basha, as Berisha, as Meta, as Rama këtu ka vend vetëm shqiptari. Ai që largohet nga sheshi është tradhtar.“- tha ai.

Qindra qytetarë kanë dalë në shesh, ku kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe produkteve ushqimore, pasi është e papërballueshme.

Qytetarët kanë vendosur që protesta të vijojë çdo ditë në orën 17:00 para kryeministrisë.

Ata i bëjnë thirrje qeverisë që të ulë taksat e karburantit dhe të rrisë kontrollet për abuzimet me çmimet.





Lajmet e fundit nga