LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sokol Balla rikthehet në Top Channel

1 Mars 2022, 14:02, Aktualitet CNA
Sokol Balla rikthehet në Top Channel

Gazetari dhe moderatori Sokol Balla do të rikthehet në televizionin Top Channel.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Balla, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Balla ka postuar një foto të godinës së Top Channel, ndërsa bashkëngjitur shkruan ?Sot në 1 mars 2022 futem në një derë nga dola në 31 dhjetor 2017. Shihemi së shpejti Top Channel?.

Kujtojmë këtu se në Top Channel, emisioni politik është ai i Open, që moderohet nga Eni Vasili, e cila pritet që të largohet nga ky ekran.

Sokol Balla u vetëdeklarua si i preferuari i kryeministrit Edi Rama për drejtor të RTSH, por nuk mundi të shkonte në krye të televizionit publik.

Nga ana tjetër, moderatorja Eni Vasili pritet të largohet nga Top Channel, pasi ky televizion i ka bërë ofertë Ballës për tu rikthyer si drejtor informacioni por edhe drejtues i emisionit politik./CNA.al

Sokol Balla largohet nga televizioni i Irfan Hysenbelliut/ Lëvizje edhe në Top Channel

Lajmet e fundit nga