web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy kërkesat e Bashës për Ramën/ A do ti marrë parasysh kryeministri propozimet e radhës?

1 Mars 2022, 08:44, Politikë CNA

Lulzim Basha i ka bërë thirrje Qeverisë që të ketë ketë gati një plan masash që të mundësojnë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore, si dhe të përcaktojë mënyrat për t?u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

Kjo masë sipas Bashës, duhet të merret pas rritjes së çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë.

?Në një situatë të rritjes së pritshme të çmimeve si pasojë e agresionit rus ndaj Ukrainës, vështirësitë ku ndodhen familjet shqiptare do të thellohen edhe më shumë.

Prandaj duhet që menjëherë qeveria të ketë gati një plan masash që të mundësojnë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore, si dhe të përcaktojë mënyrat për t?u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

Për të kompensuar dhe lehtësuar familjet shqiptare në këto kushte, qeveria duhet të rimarrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga Partia Demokratike:

Uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe

Heqjen e menjëhershme të taksës Rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për liter?, shkruan Basha në rrjete sociale./CNA.al





Lajmet e fundit nga