web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shtohet numri/ 4 vende të tjera ndalojnë linjat ajrore ruse nga hapësira e tyre ajrore

26 Shkurt 2022, 15:45, Kosova & Bota CNA

Estonia, Rumania, Lituania dhe Letonia do të ndalojnë linjat ajrore ruse nga hapësira e tyre ajrore, njoftuan vendet ditën e sotme, raporton CNN.

?Ne ftojmë të gjitha vendet e BE-së të bëjnë të njëjtën gjë. Në qiejt demokratikë nuk ka vend për aeroplanët e shtetit agresor. #StandWithUkraine?, shkroi të shtunën në Twitter kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas.

?Sulmi i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës sjell pasoja të rënda?, shkroi në Twitter delegacioni rumun në NATO.

Letonia mori vendimin për të mbyllur hapësirën e saj ajrore një vendim të tillë në koordinim me fqinjët e saj Lituaninë dhe Estoninë, tha qeveria të shtunën në një deklaratë.

“Lituania po i bashkohet Letonisë dhe Estonisë në ndalimin e avionëve rusë nga hapësira e saj ajrore”, tha të shtunën ministri lituanez i Transportit Marius Skuodis.

Mbretëria e Bashkuar, Polonia, Moldavia dhe Republika Çeke mbyllën më parë hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse pas sulmit të saj në Ukrainë./E.K-CNA.al





11:28 Kosova & Bota

Lufta për Kievin

Në luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës luftimet po zhv...

Lajmet e fundit nga