web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rusia sulmon Kievin/ Lind fëmija i parë në stacionin e metrosë, thirrja e fortë e gazetares

25 Shkurt 2022, 20:41, Kosova & Bota CNA

Kievi ndodhet nën bombardim të ashpër aktualisht prej avionëve rusë, të cilët po përpiqen të thyejnë qendresen në kryeqytetin Ukrainas me qëllim ndryshimin e qeverisë dhe vënien në krye të saj një kukull të tyre.

Banorët janë njoftuar më herët që të futen në stacionet e metrove disa metra nën tokë me shpresën që aty nuk do të goditen nga raketat dhe predhat ruse.

Gazetarja ukrainase e EFE.com, Olga Tokariuk ka publikuar sëfundmi një foto të një foshnjeje që ka lindur aty teksa rusët bombardojnë kryeqytetin.

Mia, siç quhet vajza, lindi në një situatë plotë stres, nëna e saj është e lumtur që i shpëtoi rrezikut të lindjes, shkruan gazetarja duke i kërkuar nënave në Rusi dhe Bjellorusi që të protestojnë kundër luftës./E.K-CNA.al

“Mia was born in shelter this night in stressful environment- bombing of Kyiv. Her mom is happy after this challenging birth giving.
When Putin kills Ukrainians we appeal to mothers in Russia and Belarus to protest against Russia war in Ukraine” via @HopkoHanna pic.twitter.com/KKOGiMXHCF

? Olga Tokariuk (@olgatokariuk) February 25, 2022





Lajmet e fundit nga