Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Korçë, ku një subjekt tregtonte në të njëjtin vend gaz dhe oksigjen mjekësor.
Pas kësaj ngjarje, në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërritën informacione për një stacion gazi në Korçë, i cili ishte rrezik për banorët dhe për konsumatorët. Subjekti ishte Korça Gas, ku një nga aksionerët është edhe z.Enver Shahinasi, drejtor i IKMT-së në qytetin e Korçës. Në këtë firmë, e cila ndodhet në rrugën Korçë-Drenovë, përveç se tregtohet gaz për automjete dhe familjarë, tregtohet edhe oksigjen mjekësor.
Ligji e ndalon në mënyrë kategorike shitjen e oksigjenit dhe të gazit në të njëjtin vend! Madje, duhen një sërë licencash dhe lejesh nga pushteti qendror dhe lokal. Sipas një dokumenti, subjekti Korça Gas e ka aktivitetin në rrugën Korçë-Drenovë. Ndërkohë, prej vitesh, në këtë adresë është edhe firma Messer Albagaz! Kjo, e deklaruar në vitin 2014 në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Kjo firmë, Messer, ka lidhur kontratë me Spitalin Rajonal të Korçës për furnizimin me oksigjen spitalor. Pra, dy kompani që tregtojnë gaz dhe oksigjen në të njëjtin vend! Madje, të dyja firmat i kanë deklaruar adresat në dokumente dhe askush nuk ka ndërhyrë, qoftë për të parë letrat!
Pas këtij informacioni, gazetarët e Fiks Fare shkuan në Spitalin Rajonal të Korçës, ku punonjës të këtij spitali pohojnë se oksigjenin e marrin te firma Gas Korça, në rrugën e Drenovës. Gazetarët e Fiksit shkuan në këtë subjekt dhe kërkojnë të mbushin një bombul oksigjeni dhe gazi. Bombulën e gazit punonjësit e mbushin, ndërkohë për oksigjenin u thonë se kanë bombulat e tyre dhe mbushin dhe japin me qira bombulat e tyre. Gazetarët filmojnë se në të njëjtin subjekt tregtohet edhe gaz edhe oksigjen.
Më pas, gazetarët shkojnë në zyrat e IKMT në Korçë, ku kërkojnë z.Enver Shahinasi, që është edhe një nga aksionerët. Gazetarët bisedojnë me z.Shahinasi dhe ai u thotë se është aksioner dhe se atje shkon pasdite. Gazetarët i kërkojmë përse tregtohet oksigjen dhe gaz në të njëjtin vend, ndërsa ai thotë se nuk i di kushtet teknike. Fiksi interesohet edhe te Shërbimi Zjarrfikës i Korçës, ku drejtori Koço Cicko pohon se s?ka dijeni që në atë vend të tregtohet edhe gaz edhe oksigjen. Na thotë se kompania Messer Albagaz ka një pikë tjetër që ka marrë leje te Zjarrfikësja dhe atje s?ka dijeni.
Fiksi interesohet edhe në Inspektoriatin Shtetëror Teknik Industrial, ku drejtori i Inspektimit të Enëve me Presion, Merilian Kurtaj, thotë se diçka e tillë nuk lejohet. Gazetarët i tregojnë se dy subjektet Korça Gas dhe Messer Albagaz kanë të njëjtën adresë në QKB. Na thotë se pas informacionit që mori nga Fiks fare do të nisë inspektimin menjëherë. Pas dy ditësh, Kurtaj thotë se inspektorët kanë gjetur shkelje teknike dhe i kanë vendosur një gjobë subjektit prej 500 mijë lekësh. Gjithashtu i kanë lënë detyrë të bëjë sërish raportin teknik për të gjithë subjektin./TCH
Në dy ditë rresht CNA.al zbuloi me dokumenta dhe fakte ekskl...
Komisioni hetimor i ngritur në Parlament për Inceneratorët p...
Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur një Komision Hetimor për kon...
Në lidhje me ngjarjen e transmetuar mbrëmjen e djeshme në em...
Fiks Fare denoncoi veprimet e punonjësve të Policisë së Shte...
Qeveria dhe bashkia e Durrësit vijojnë pagesat për incenerat...
Ditën e sotme emisioni “Stop” trajtoi rastin e një qytetarej...
Arta Çika denoncoi në “Stop” procedurën e hapjes së testamen...
Xhevdet Idrizllari ankohet në emisionin Fiks Fare për kryepl...
Të tjera skandale vijojnë të dalin në dritë në lidhje me kon...
Afera e inceneratorëve, një dosje e cila tashmë është edhe n...
Ylber Llozhi ankohet në emisionin Fiks Fare se nuk po e riçe...
“Stop” solli sot një problem me tamponët, që kryhen në labor...
Pak ditë më parë “Stop” ishte në Tropojë, Fierzë pasi qindra...
Koncesioni i inceneratorëve, është ndër më të akuzuarit në S...
Në datën 3 shkurt 2022, emisioni investigativ Fiks Fare deno...
Inceneratori i Tiranës, një kontratë koncesionare e firmosur...
Në aferën korruptive të inceneratorëve janë të zhytur pothua...
Afera korruptive e inceneratorëve deri tani ka pas hekurave ...
Julian Mjeshtri prej 10 vitesh emigrant në Itali, i lindur d...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...