web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma në drejtësi/ Kryemadhi: Ramës nuk i intereson zgjatja e afateve të vettingut, por...

10 Shkurt 2022, 19:50, Politikë CNA

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila abstenoi zgjatjen e afateve të vettingut, u shpreh se Kushtetuta e Shqipërisë dhunohet në mënyra flagrante.

Në një intervistë për media, Kryemadhi tha se kryeministrit Edi Rama nuk i intereson Reforma në Drejtësi, pasi sipas saj qëllimi i tij i vetëm është të mos zbardhen dosjet korruptive.

?Kushtetuta është e parespektueshme sepse dhunohet në mënyrën më flagrante dhe për një orë nuk mund të shkosh të votosh nga kundra në por. Dua të theksoj se nëse në 17 maj patëm një marrëveshje, sot nuk do të çuditem nëse shoh përsëri një ministër të firmosur nga Edi Rama. Cila është arsyeja që ndryshon. Dua të theksoj se mendoj që të mos jetë bërë në kuadrin e shantazhit. Duhet të pyesni Bashën se cila është arsyeja që ndryshoi brenda orës. Nuk votohet drejtësia me kusht. Me jep një ari me lesh të jap një bub kaçurrel. Zotit Rama nuk i intereson kjo, ai kërkon që dosjet korruptive të mos zbardhen. Reforma në drejtësi ka ardhur si rezultat i interferimit të politikës brenda saj. Rasti më flagrant ishte falsifikimi i një rendësi dite që është hedhur firma e Gramoz Ruçit dy herë?Kur ky Kuvend merr guximin dhe cënon një shkresë a mendoni çfarë mund të ndodhë me ligjet. E gjithë kjo tregon një kapje të shtetit?, u shpreh Kryemadhi./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga