web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vakanca në Kushtetuese/ Kush janë dy magjistratët që i “djeg” ligji

8 Shkurt 2022, 18:21, Aktualitet CNA

Presidenca ka publikuar ditën e sotme listën me 10 emra të juristëve që kanë shprehur interes për vakancën që është krijuar në Gjykatën Kushtetuese, pas mbarimit të mandatit të Përparim Kalos.

Mes 10 emrave të bërë publik, bie në sy ai i kreut të KLP Gent Ibrahimi dhe Besnik Dervishit.

Të dy këta emra kanë aplikuar për vakancën e lirë, ndonëse ligji ja u ndalon një gjë të tillë.

Në nenin 7/a të ligjit ?Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese? kriteret dhe kushtet që duhet të plotësojë kandidati.

Një nga kriteret është që kandidati të mos ketë ushtruar në 10 vitet e funndit asnjë funksion politik.

?Të mos ketë ushtruar funksione politike në administratën publike dhe të mos ketë mbajtur pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit nga data e kandidimit?, thuhet në nenin 7/a.

Besnik Dervishi ka qenë prefekt i Vlorës, ndërsa është shkarkuar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave në muajin korrik 2014. Pra, që nga koha e largimit të tij kanë kaluar vetëm 8 vite që ai ka pasur një post politik.

Ndalimi për kandidim dhe emërim vlen edhe për Genti Ibrahimin i cili ka qenë kryetar i Këshillit të Reformës Ligjore në Ministrinë e Drejtësisë. Ky pozicion i mbajtur gjatë hartimit të reformës ja ndalon Genti Ibrahimit kandidimin në postet që shpiku vetë.

Ndërkohë që Presidenca do e dërgojë listën e emrave në KED dhe do të jetë ky institucion që do vendosë se kush do jetë emri që do të zgjidhet për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, me një mandat të plotë 9 vjeçar./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga