web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Merkatoja zgjon Barcelonën, fitojnë me "poker" ndaj Atletiko Madridit

6 Shkurt 2022, 17:18, Sport CNA

Barcelona arriti një fitore spektakolare ditën e sotme, me rezultatin 4-2 përballë Atletikos së Madridit.

Ata që dhuruan spektaklin në ?Camp Nou?, ishin padyshim blerjet e reja. Dani Alvesh, Ferran Torres dhe Adama Traore ishin të tre ata që asistuan në tre golat e parë për ?katalanasit?.

38-vjeçari Alvesh, gjithashtu shënoi dhe golin e katërt për Barçen. Por mbrëmja nuk përfundoi këtu për brazilianin, i cili me një ndërhyrje anti-sportive ndaj Karraskos, u dënua me karton të kuq.

Nga ana tjetër, Atletikos së Simeones, nuk i mjaftuan golat e Karraskos dhe Suarez dhe kështu shohin t?i largohen vendit të 4 që të dërgon në Ligën e Kampioneve.





Lajmet e fundit nga