web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fusnin në qeli drogë, telefona dhe femra/ Kapen 17 të dënuar, mes tyre dhe “Gaxhai”

1 Shkurt 2022, 20:31, Kronika CNA

Një mega operacion është zhvilluar në Elbasan, për arrestimin e një numri të madh zyrtarësh. Gjatë këtij aksioni kanë përfunduar në pranga 8 punonjës policie të Burgjeve si dhe 17 perosna të dënuar që aktualisht po vujanë dënimin.

Nga një hetim i kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, është vërtetuar se në burgjet si Elbasan, Peqin dhe Korçë , me ndihmën e punonjësve të policisë, të dënuarit kanë arritur të fusin në qeli drogë, pije alkoolike, telefona dhe femra, që nuk i përkasin rrethit familjar.

Mësohet se mes personave të arrestuar është edhe Gazment Braka, alias ?Gaxhai ?, i dënuar me burg për vepra të ndryshme kriminale.

Gazmend Braka bashkë me një grup shokësh krijoi një bandë e cila në historinë e krimit shqiptar, njihet si banda e ?Gaxhait?. Kjo bandë pati një strukturë të organizuar ku mbronte edhe me para banorët e fshatit Cerkovinë, dhe në këtë zonë, banda e Gaxhait nuk kryente asnjëherë ngjarje kriminale. Ndërkohë që rivalë të përjetshëm kishin bandën e lagjes Çole në Vlorë, e cila kryesohej nga Myrteza Çaushi./A.E-CNA.al





Lajmet e fundit nga