web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Puthja historike e Adelës dhe Bjordit në Big Brother/ Arbana Osmani: Nuk do të ketë më histori dashurie si ajo në televizion

31 Janar 2022, 08:16, Lifestyle CNA

Dashuria e Adelajdës dhe Bjordit ka qenë një nga historitë më të bukura dhe që mbahet mend nga të gjithë edicionet e Big Brother.

Puthja e tyre në korridorin mes dhomës së rrëfimit, ishte momenti që u komentua më së shumti në atë kohë.

Moderatorja Arbana Osmani e ka rikujtuar edhe një herë këtë moment në emisionin Ëndërrtjerrësit.

?Ishte një puthje e fshehtë. Ata ishin puthur duke menduar që ne nuk e dinim që ishin puthur. Ishte në një korridor të vogël para dhomës së rrëfimit. Ne menduam shumë nëse duhet ta transmetonim?, tha moderatorja.

Adela nuk është më mes nesh, por siç thotë moderatorja, emocionet që ajo i ka dhuruar publikut shqiptar janë të pashlyeshme.

?Unë nuk e di nëse do të ketë ndonjëherë në televizion një histori dashurie si ajo. Emocionuese ishte dhe për mënyrën si erdhi, për guximin. Adela ishte shumë vajza shqiptare, prandaj e donin?, u shpreh Osmani./A.E-CNA.al





Lajmet e fundit nga