web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk ka kuptim”/ Kryeministri kanadez zotohet t’i japë fund politikës së vaksinimit

30 Janar 2022, 11:05, Kosova & Bota CNA

Kryeministri i Saskatchewan Scott Moe, në një deklaratë është shprehur se kërkimi i një prove të vaskinimit nuk ka kuptim, pasi sipas tij vaskina nuk e ndalon prekjen nga Covid 19, dhe si e tillë nuk është e nevojshme që vaskinimi të bëhet me detyrim, apo njerëzit të tregojnë dokumentin e vaksinimit.

?Dua të jem i qartë në atë që mendoj për vaksinat. Unë jam plotësisht i vaksinuar, kam apilkuar dhe vaksinën përforcuese. Por kjo nuk më pengoi që së fundi të infektohesha me Covid 19, por besoj se më pengoi të sëmurem, “tha ai në një deklaratë. ?Thënë kështu, për shkak se vaksinimi nuk po zvogëlon transmetimin, politika aktuale e kufirit federal për kamionistët nuk ka kuptim. Një shofer kamioni i pavaksinuar nuk paraqet ndonjë rrezik më të madh të transmetimit sesa një shofer kamioni i vaksinuar, vazhdoi ai.

Moe tregoi vlerësimin e tij për shoferët e kamionëve për mbajtjen e vendit në funksionim gjatë pandemisë dhe tha se mandati federal i vaksinave për kamionistët përbën një rrezik të rëndësishëm për ekonominë e Kanadasë dhe për zinxhirin e furnizimit në Saskatcheëan.

Deklarata e Moe erdhi pasi mbi 10,000 kamionistë kanadezë po mbajnë Konvoin e Lirisë 2022 për të protestuar ndaj pasaportës së vaksinimit për kamionistët.

Pas njoftimit të Agjencisë së Shëndetit Publik të Kanadasë se shoferët e huaj të kamionëve mund të hyjnë në Kanada vetëm nëse vaksinohen plotësisht duke filluar nga 15 janari, dhe Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë të SHBA (OSHA) njofton kërkesa të ngjashme duke filluar nga 22 janari për kamionistët kombëtarë jo-amerikanë që kalojnë në Shtetet e Bashkuara, mijëra kamionistë vendosën të protestojnë dhe do të takohen në Otava në një përpjekje për të ndaluar këtë./ A.E-CNA.al





Lajmet e fundit nga