web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Demokratët ‘masakrojnë’ Bashën/ ‘Farë e keqe, ta kemi treguar rrugën me 11 Dhjetor’

30 Janar 2022, 18:57, Politikë CNA

Pas zyrtarizimit të emrave të kandidatëve të Komisionit të Rithemelimit, të cilët do të jenë në garën e 6 marsit për kryetar bashkie, ka ardhur edhe reagimi nga selia blu.

Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha shprehet se nuk i njeh kandidatët që dolën sot nga ?Primaret? e zhvilluara nga grupi i Sali Berishës.

Sipas tij, Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike.

Pas këtyre deklaratave, në faqen e PD kanë vëshuar një lumë komentesh, ku demokratët i kujtojnë Bashës paaftësinë e tij dhe se nuk e duan më si udhëheqës.

?Punë e madhe që nuk e njeh Lulzim viktima këtë proces, demokratët ia treguan me votë rrugën e tij me datë 11 Dhjetor, dhe e shohim cdo ditë qe vota e lirë, fjala e lirë e trembin lul bravën?, shkruan një prej komentuesve.

Një tjetër shkruan ? Juve s?keni faj, jeni të ngujuar në selitë e PD dhe flini gjumë. Keni marrë rolin e vëzhguesit?./E.T-CNA.al

 

 

 





Lajmet e fundit nga