web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

MSH nxjerr shifrat/ Konfirmohen mbi 300 raste të reja me Covid, ja sa kanë humbur jetën sot

25 Dhjetor 2021, 17:16, Lifestyle CNA

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3,435 testime dhe kanë rezultuar positive 321 qytetarë, ndërsa kanë ndërruar jetë 2 shtetas.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:132 në Tiranë, 16 në Durrës, 13 në Fier, Vlorë, 12 në Gjirokastër, 10 në Kavajë, 9 në Shkodër, Sarandë, Berat, 8 në Kamëz, 7 në Lushnje, Mallakastër, 6 në Kukës, Korçë, 5 në Dibër, Patos, Përmet, Elbasan, 4 në Tropojë, Lezhë, 3 në Vau i Dejës, Memaliaj, Peqin, 2 në Has, Kurbin, Krujë, Divjakë, Delvinë, Devoll, Kuçovë, Poliçan, 1 në Malës e Madhe, Shijak, Mat, Selenicë, Himarë, Konispol, Libohovë, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Gramsh, Librazhd.

Janë 5,220 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 122 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Kruja 66 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 300 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 199,133 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore          321
Të shëruar në 24 orë       300
Të shtruar në spitale       122
Humbje jete në 24 orë    2
Testime ditore                 3,435

Testime totale              1,459,507
Raste pozitive                207,542
Raste të shëruara          199,133
Raste Aktive                      5,220
Humbje jete                      3,189

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,495
Fier                 590
Durrës             387
Shkodër          345
Elbasan           316
Vlorë                252
Gjirokastër     210
Berat               229
Lezhë              139
Korçë               107
Kukës               81
Dibër                69





Lajmet e fundit nga