web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia dhunoi adoleshentët dhe të moshuarit deri në 1 pas mesnate/ Berisha lëshon paralajmërimin e fortë

21 Dhjetor 2021, 13:18, Politikë CNA

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar dhunën e Policisë ndaj disa adoleshentëve.

Berisha ka paralajmëruar Policisë, se PD nuk do të tolerojë dhunimin e të drejtave të njeriut.

?Dënoj disa akte brutale të narko-policisë, që dje ka arrestuar dhe keqtrajtuar njerëz të pafajshëm. Veçanërisht narko-banditët e komisariatit nr 2.

Sot paralajmëroj narko-policinë se PD nuk do tolerojë dhunimin e të drejtave të njeriut.

Mbrëmë deri në orën 1 të natës në qeli, me urdhër të Edvin Kristaq Ramës janë mbajtur adoleshëntë 15 vjeçarë dhe burra të moshur 84 vjeçarë. I përshëndes dhe falenderoj deputetët dhe drejtuesit e komisionit të përkohshëm të PD, Zotin Noka, bylykbashi, Shehi, Këlliçin, të cilët kanë ndjekur deri në 1 të natës, situatën në komisariate. Shtoj se komisariati nr 1 nuk ka keqtrajtuar, ndërkohë që të kundërtën ka bërë komisariati numër dy. Bëj thirrje mos dhunohet asnjë e drejtë njerëzore?, është shprehur Berisha./E.S-CNA.al





Lajmet e fundit nga