web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Alex Soros i pranishëm në takimin Rama-Vuçiç”/ Berisha: Është promotori kryesor i lëvizjes

21 Dhjetor 2021, 19:33, Politikë CNA

Lideri historik i demokratëve, ish kryeministri Sali Berisha, është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Pushteti?.

Berisha ka folur mbi vizitën e djeshme të Aleksandër Vuçiç në Shqipëri dhe praninë e Alex Soros në këto takime.

Berisha tha se kjo ndodhte sepse vetë Alex Soros ishte promotori kryesor i nismës së ?Open Balkan?.

?Ai është promoter kryesor i intersave të Serbisë në rajon dhe i Ballkanit të Hapur pasi dështoi me ndryshimin e kufijve ai ka kaluar në promovimin e këtij projekti që është në funksion të Serbisë të Madhe dhe shndërrimin e rajonit në një zonë influence ruse. Beogradi nuk ka njohur genocidin që ka kryer në Bosnje dhe Kosovë apo edhe grushtin e shtetit. Kroacia e konsideron këtë projekt destabilizues, BE e quan jo të shëndetshëm. Kemi të bëjmë me një lëvizje që synon vendosjen e hegjemonisë serbe.?/CNA.al

 





Lajmet e fundit nga