web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Dyndje votuesish në Korçë”/ Mano: Basha na ka mashtruar

18 Dhjetor 2021, 14:07, Politikë CNA

Ish-kryetari i degës së PD në Korçë, Andrea Mano ka deklaruar se demokratët e këtij qyteti po votojnë masivisht në referendumin për ratifikimin e shkarkimit të Lulzim Bashës.

Në një prononcim për mediat, Mano tha se deri tani kanë votuar 600 persona.

Po ashtu ai theksoi se Basha është shkarkuar dhe se votimi i sotëm është kundër një modeli më të keq që ka dhënë ai.

?Nga informacinet që kam ka patur dyndje votuesish, deri më tani mbi 600 persona. Një shifër e lartë kjo për degën e Korccës, sigurisht votimi do vazhdojë deri në fund. Është ditë e rëndësishme për PD, për demokratët, nuk është thjesht ccështja e votimit të referendumit por jemi kundër një kryetari që tashmë është i shkarkuar. Është votimi kundër një modeli më të keq që ka dhënë Basha, i një njeriu mashtrues, që për interesat e veta personale ka mashtruar demokratët, i një njeriu që ka humbur 4 herë dhe i ka ccuar demokratët 12 vite në humbje, model i njerëzve që nuk njohin kufij. Shkarkimi i Bashës është përgjigjia më e mirë e demokratëve për këtë model.

Nëse doni mendimin tim PD duhet të ketë kryetarin që duhet të votojë anëtarësia me votim të hapur për të fituar detyrën e tij, edhe këtë e vendos anëtarësia. Nëse ajo e vendos me votë të lirë, çdo gjë është legjitime.?-tha Mano./CNA.al





Lajmet e fundit nga